Lajme

Identifikohet autori i tretë i dyshuar për sulmet terroriste në Londër

Është identifikuar i treti i dyshuar si autor i sulmeve terroriste në Londër. Shtatë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në Londër.

Ai është identifikuar si Youssef Zaghba, me origjinë marokene-italiane.

Ndërda dy të tjerët e arrestuar më herët janë: Khuram Butt, 27 vjeç dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, nga Pakistani.

Ky i fundit kishte dy kombësi, maroken dhe libian, ndërsa Khuram Butt ishte pjesëtar i grupit islamik të njohur si al-Muhajiroun.

“The Guardian” shkruan se gjatë Majit ishte parë në lindje të Londrës teksa bënte fushatë kundër marrjes pjesë të myslimanëve në zgjedhjet politike të 8 qershorit.

Dyshohet se 27-vjeçari ishte rritur në Britaninë e Madhe dhe ishte tifoz i Arsenalit, çka dyshohet se ishte ai terroristi që mbante veshur bluzën e kësaj skuadre futbolli në  sulmin në Manchester.

Show More

Related Articles