Showbiz

I jep fund beqarisë, Aktori i njohur i humorit (Foto)

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Irgen Çela, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës.

Ai ka mbledhur miqtë, shokët dhe të afërmit, duke kurorëzuar historinë e dashurisë me bashkëshorten Laura.

Në fotografitë dhe videot bashkëngjitur shihen momente nga festa, ku duket se atmosfera ka qenë vërtetë e ndezur.

Si të ftuar specialë kanë qenë këngëtarët Mariola dhe Jurgen Kaçani.

Vihet re se edhe në dasmë nuk ka munguar as humori, ku shihen ngacmime dhe batuta mes mysafireve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm