Politike

Ilir Metaj: Viti i Skënderbeut? Më në fund !

Vendimi i pare i qeverise se re per shpalljen e 2018  si “Viti i Skenderbeut” me pelqen shume!

Eshte rasti te plotesohen mjaft boshlleqe nderimi qe i detyrohemi me te madhit te shqiptareve. Dhe jo vetem !

Une do t’a nisja shume modestisht me dy sugjerime per Vitin e Skenderbeut :

  1. Ju lutem, hiqeni nga qarkullimi versionin e dubluar te filmit “Skenderbeu” dhe riktheni versionin origjinal te tij.

Ne versionin e ri, zerin e Skenderbeut e dublon Rikard Ljarja.

Kujtoni timbrin e zerit te Rikard Ljarjes: Asgje te perbashket me perfytyrimin mbi Skenderbeun!

Rikardi ka qenë aktor i mire qe i shkonin per shtat personazhet me profil diskret, paqesor e me një ze te shtruar qe veshtire te mbërrije tek grinta e luftetarit energjik, pale pastaj tek strategu i kalibrit Skenderbe.

Tani imagjinoni luanin Skenderbe, tek zihet e grihet me Sulltanin apo me Hamzane, apo Skenderbeun qe therret te motivoje ushtrine para sulmit, me zerin e…te urtit e paqesorit Rikard Ljarja!

E sigurtë eshte qe, sikur Skenderbeu te kishte vertete zerin e Rikardit, do kishte mbetur pa ushtri, se nuk do motivonte dot as daullexhiun, pale më ushtaret.

Por ç’eshtë me groteskja, mendoni qe Rikard Ljarja ka qene 70 vjeç ne dublimin e zerit te Skenderbeut.

Pra Skenderbeu 38 vjeçar, qe braktis Turqine e kthehet ne Shqiperi, ne kulmin e fuqive te tij, ka zerin e lodhur te nje 70-vjeçari.

  1. Ka mbi 130 vepra e fjalime të Skenderbeut, nga te cilat ne nuk kemi asnje te perkthyer ne shqip, ne nje kohe kur nuk kemi lene best-sellers nga me limonatat verore e amatore pa perkthyer.

Jo vetem qe ato duhet t’i kemi te perkthyera ne shqip, por duhet patjeter te mos mungojne ne tekstet historike të shkollave tona.

Asgje ne bote, nuk mund ta ndricoje e motivoje me shume shqiptarine, sesa Gjergj Kastriot Skenderbeu !

Më shumë

Artikuj të ngjashëm