Teknologji

Inteligjenca artificiale mund t’ia marrë punën njeriut – brenda 120 vitesh

Nevojiten 120 vite para se të gjitha punët e njeriut të kryhen me automatizëm nga robotët, apo nga inteligjenca artificiale.

Kështu sygjeron një anketë e kryer nga ekspertë të Universitetit të Oxfordit.

Kurse, brenda 45 vitesh, gjysma e punëve që sot kryhen nga dora e njeriut do të plotësohen nga inteligjenca artificiale.

Inteligjenca artificiale do t’i jap formë të re transportit, shëndetësisë, shkencës dhe financave.

Ekspertët besojnë se inteligjenca artificiale brenda 40 viteve të ardhshme do të mund t’i kryejë më mirë se njeriu detyrat si vijon:

Përkthim (Nga viti 2024)

Shkrimi i eseve shkollore (Nga viti 2026)

Vozitja e një kamioni (Nga viti 2027)

Tregti me pakicë (Nga viti 2031)

Shkrimi i një libri shumë të shitur (Nga viti 2049)

Punën e kirurgut (Nga viti 2053).

Më shumë

Artikuj të ngjashëm