Lajme

Irma, uragani më i fuqishëm merr gjithçka me vete

Irma, Uragani katastrofik  më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në rajonin e Oqeanit Atlantik, arriti deri te ishujt verilindor të Karaibeve, kaloj nëpër Barbuda duke shkaktuar ndërprerje të lidhjeve telefonike, ndërsa po parashikohet se gjatë fundjavës do ta godasë shtetin federal amerikan Florida.

Uragani solli në ishullin fqinj Antigua shira dhe erëra të forta, derisa njerëzit janë mbledhur nëpër shtëpi dhe nëpër strehimore qeveritare.

Zyrtarët i kanë paralajmëruar banorët që të largohen nga “shkatërrimi” të cilin po e sjellë Irma.

Më herët Qendra Kombëtare për Uragane (NHC) ka publikuar se uragani Irma është gjithnjë e më afër ishujve Livord në Detin e Karaibeve, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo stuhi i kategorisë 5 duhet të kalojë nëpër ishuj të tjerë të Karaibeve.

Pretendohet se ky uragan katastrofik sjell erërat me shpejtësi maksimale prej 295 kilometra në orë, sipas Reuters.

“New York Times” pretendon se Irma mund të shkaktojë shkatërrim të madh në Porto Riko, territor amerikan në Karaibe në të cilin jetojnë 3.4 milionë njerëz, në ishujt e afërt Hispaniola, të cilat i ndajnë Republika Dominikane dhe Haiti, Antigua, Sent Kits, dhe Nevis, si dhe në Ishujt Virgjionale amerikane, ndërsa edhe Kuba është e rrezikuar.

NHC ka publikuar se gjithashtu në Gjirin e Meksikës gjatë ditëve të ardhshme do të krijohet uragani i ri rreth 155 kilometra në lindje të Tampikos në Meksikë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm