Lajme

Ish-ushtarakët: Të ulet mosha e daljes në pension, nga 65 në 55 vjeç

Shoqata e ish- ushtarakëve kërkon ulje të moshës për daljen në pension.

Sipas tyre, profesioni që ata ushtrojnë është po aq i vështirë dhe i rrezikshëm sa edhe minatorët, ndaj duhet të trajtohen me të njëjtat kushte si këta të fundit, raporton Gazeta “Panorama”.

Mosha e daljes në pension e një ushtaraku ka qenë 55 vjeç, ndërsa sot është rritur me 10 vjet më shumë duke shkuar në 65 vjeç.

“Para rritjet, mosha e daljes në pension ka qenë barabartë apo e klasifikuar në grupmoshën e minatorëve. Kohët e fundit minatorët e rifituan të drejtën për të dalë në pension 55 vjeç. Po kjo kategori me një profesion të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën pse nuk rikthehet te mosha e mëparshme për pension”, theksohet në qëndrimin e përbashkët të shoqatave të ish- ushtarakëve. Panorama

Show More

Related Articles