Lajme

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përorganizatë terroriste, arrestohet

Port- Durrës.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ne vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.10.2017 mbi arrestimin e një shtetasi turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara, bëjmë me dije se:

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk M. A, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përorganizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë.

M. A, 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortess ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta , të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale ” Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkoshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .

Më shumë

Artikuj të ngjashëm