Lajme

Itali: E moshuara terrorizohet nga një grup shqiptarësh, ja çfarë i bënë ata në mes të natës

Tre shqiptarë të rinj në moshë janë arrestuar në stacionin e Fornaçit në Barga, pasi tentuan të kryejnë një vjedhje të shtunën në Pedona.

Viktima, ishte një grua tetëdhjetëvjeçare që jetonte vetëm, e cila dha alarmin pasi u zgjua nga disa zhurma, dhe kuptoi se në shtëpi kishin hyrë njerëz.

E moshuara është ngritur duke bërtitur.

Pas dhënies së alarmit nga ana e saj, policia ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët tani ndodhet në burg, nën akuzën e vjedhjes. Gjithashtu, nuk është për tu përjashtuar fakti se vjedhjet e tjera te kryera në ditët e fundit në Pedona kanë lidhje me këtë grup.

Rreth tre javë më parë, hajdutët hynë një tjeter shtëpi, në të cilën gjithashtu ndodhej një e moshuar dhe po flinte, por në momentin kur ka dëgjuar zhurma është zgjuar. Në atë kohë hajdutët janë larguar menjëherë.

Ajo është detyruar që të mbyllë dhe një herë derën e hyrjes, ndërsa ka parë se në tryezë i kishin lënë disa sende me vlerë dhe atëherë kuptoi se ajo kishte qenë viktimë e një vjedhjeje dhe kishte dhënë alarmin menjëherë.

Show More

Related Articles