Lajme

Itali: Kryefamiljari shqiptar u kthye në tmerrin e familjes

Një 44 – vjeçar i dënuar më parë me 1 vit e 5 muaj burg për keqtrajtim të gruas e ka keqtrajtuar sërish atë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Itali në një familje shqiptare.

44 – vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, i premtoi bashkëshortes se nuk do të bëhej më i dhunshëm për të mbajtur familjen të bashkuar, premtim të cilin nuk e ka mbajtur.

Kjo ndodhi më 10 tetor 2014, por është përsëritur sërish nga kryefamiljari.

Gruas së tij dhe dy vajzave (njëra maxhorene ndërsa tjetra nxënëse në shkollën fillore) i është dashur të kërkojnë ndihmë dhe strehim në një qendër anti – dhunë në Padova për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënime me vdekje të bashkëshortit.

Tashmë shqiptari është arrestuar dhe duhet t’i përgjigjet keqtrajtimit të rënduar nga fakti se është kryer në praninë e fëmijëve, ku dy vajzat janë detyruar të shikojnë, të pafuqishme për të reaguar, se si rrihej, poshtërohej, ofendohej e deri kërcënohej me vdekje nëna e tyre.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm