Kuriozitete

Ja çfarë ndryshimesh pëson trupi kur hiqni dorë nga mishi

Mosngrënia e mishit që tregtohet sot, në shumicën e rasteve “i fryrë” artificialisht, sjell vetëm të mira por, edhe nëse mishi do të ishte i rritur mirë dhe i shëndetshëm, nuk këshillohet që të hahet me shumicë.

Dietologët nuk janë në mbështetje të vegjetarianëve, por ata këshillojnë konsumin e moderuar.

Ja çfarë ndodh me trupin tonë nëse vendosim të heqim dorë nga mishi:

Trupi fillon të dobësohet:

Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në universitetin “George Ëashington”, SHBA, arritën të vërtetojnë se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish. Konkretisht, hulumtimi i tyre u tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10kg.

Bakteret në stomak do të ndryshojnë:

Sipas një studimi të vitit 2014, bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që ha mish dhe ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është te njerëzit, të cilët nuk hanë mish. Studiuesit arritën në përfundimin se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm