LifestyleTe gjitha

Ja cndodh nëse nuk arrini të identifikoni aromat e këtyre materialeve, mund të keni sëmundje mendore

Sipas studimit, njerëzit që nuk janë në gjendje të,

Sëmundjet mendore mund të parashikohen saktë pesë vite para paraqitjes së simptomave. Një studim i ri ka treguar që me vetëm një test të thjeshtë, secili mund ta kuptojë nëse është i rrezikuar nga sëmundjet mendore si dementia.

Sipas studimit, njerëzit që nuk janë në gjendje të identifikojnë katër nga pesë aroma të caktuara, janë shumë më të rrezikuar që të preken nga sëmundje të tilla.

Bëhet fjalë për aromën e mentes, peshkut, portokallit, trëndafilit dhe lëkurës.

Shkencëtarët e Universitetit të Çikagos thonë që sa më e lehtë që është aroma që ndjeni në hundë nga këto materiale, aq më shumë jeni të rrezikuar që të prekeni nga sëmundjet mendore.

Nëse e shihni që hunda juaj nuk është në gjendje që të identifikojë saktë këto materie përmes aromës, duhet të konsultoheni me mjekun dhe të ndërmerrni ndryshime në regjimin e barnave, ushtrimeve fizike dhe dietës në mënyrë që sëmundja që po vjen të parandalohet me kohë.

Nëse jeni të sëmurë nga dementia, mund të kaloni 20 vite dhe të mos e vëreni, ndërkohë që sëmundja tashmë ju ka shkaktuar dëme të pakthyeshme në shëndetin mendor.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close