Lajme

Ja data kur do të përzgjidhen kandidatët për KLGJ dhe KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje të posaçme të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë. Arsyeja e mbledhjes është përzgjedhja e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë.

Mbledhja do të mbahet më 20 shtator dhe rendi i vetëm i ditës së asaj mbledhje është kjo çështje.

Shkresa mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm Alban Brati dhe parashikon që mbledhja të realizohet në datën 20 shtator në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm