Kuriozitete

Ja për çfarë pendohen njerëzit në prag të vdekjes

Bronnie Ware, në librin e saj “Top 5 keqardhjet në prag të vdekjes”, thotë se ka zbuluar se gati të gjithë pacientët shqetësoheshin më së shumti për marrëdhëniet që kishin ndërtuar me të tjerët, dhe se të qenit vërtetë i lumtur nuk ishte për shkak të parave, famës apo suksesit.

“Njerëzit mashtrohen pas punëve të tyre financiare sa më shumë që të jetë e mundur. E në fund e gjitha çfarë ka rëndësi për ta është dashuria dhe marrëdhëniet”, – thotë Ware.

Ja cilat janë gjërat për të cilat janë penduar njerëzit në prag të vdekjes:

-Sikur të kisha guximin të jetoja jetën që desha unë në të vërtetë, jo jetën që të tjerët dëshiruan ta jetoja.

Ky ishte pendimi më i zakonshëm i njerëzve, jetët e të cilëve ishin kontrolluar më shumë nga të tjerët se sa nga vetë ata.

-Sikur të mos kisha punuar kaq shumë.

Çdo pacient mashkull pendohej për këtë. Ata ndjeheshin se kishin kaluar shumë pak kohë me familjen.

-Sikur të kisha guximin për t’i shprehur ndjenjat e mia.

Shumë pacientë rrëfeheshin se i kishin mbajtur ndjenjat për vete në mënyrë që të mbanin paqen me të tjerët.

-Sikur të kaloja më shumë kohë me miqtë.

Pacientët në prag të vdekjes nuk e kishin kuptuar në të vërtetë vlerën e miqve të tyre, derisa ishte shumë vonë.

-Sikur të isha më i lumtur.

Shumë prej tyre nuk e kishin kuptuar deri në prag të vdekjes se lumturia është një zgjidhje që e bëjmë vet.

Show More

Related Articles

Check Also

Close