Teknologji

Ja sa kushton iPhone 8

Sipas New York Times, iPhone i ri me ekran pa skaje i cili përkon me 10 vjetorin e telefonit do të kushtojë 999 dollar.

Rritja e çmimit është marramendëse, shumë më e lartë sesa e modeleve tradicionale në të kaluarën, ndërkohë që iPhone 7 kushton 649 dollar ndërsa iPhone 7 Plus 769 dollar.

Janë të shumta spekulimet se në aktivitetin tradicional të Shtatorit Apple do të prezantojë disa iPhone së bashku me një version të ngjashëm me iPhone 7 -ën por me harduer të ri si dhe një iPhone i cili vjen me ekran pa skaje, ngarkim ëireless, kamera 3D dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës përmes rrezeve infra të kuqe.

Ky aktivitet do të mbahet muajin e ardhshëm ku pritet edhe një version LTE i orës Apple Watch.

Show More

Related Articles