Teknologji

Ja sa ndjekës duhet të keni në Instagram për t’u bërë milioner

Përdoruesit e Instagram –it, që kanë nga 50 mijë deri në 200 mijë mund të fitojnë më shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Paratë që po investohen në këtë rrjet nga kompani të ndryshme, po rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Nga të dhënat e publikuara së fundi nga “Mediakix”, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5 – 10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe për ata përdorues të Instagram – it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Rachel Monroe, në një artikull të fundit të botuar në “The Neë Yorker” tregon se takoi dy prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin “Ëhere’s My Neë Office Noë” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram “Ëhere’s My Neë Office Noë” ka rreth 149000 ndjekës. Dhe ky numër është gjithmonë në rritje.

Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar të publikuar në Instagram.

Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në “The Neë Yorker” në fillim të prillit, llogaria e këtij çifti në Instagram u rrit me 7000 ndjekës.

Show More

Related Articles