Sport

Ja si 5 futbollistë britanikë janë kapur duke konsumuar kokainë, ekstazi dhe amfetaminë dhe i kanë shpëtuar pezullimit katërvjeçar

Pesë futbollistë britanikë i kanë shpëtuar pezullimit katërvjeçar teksa janë kapur gjatë testeve të anti-dopingut se kanë marrë drogë ilegale, pasi nuk janë testuar gjatë një ndeshjeje.

Hakerat e Fancy Bears kanë publikuar ditën e sotme një listë të testeve të dopingut të futbollit rreth e qark botës që raportoi rezultatet e vitit 2015, me nëntë persona në Britani.

Ecstasy was found in a sample given by a footballer tested by UK Anti-Doping in 2015

Zbulimi akuton katër lojtarë që kanë dalë pozitivë në teste për përdorim kokaine, një prej tyre kishte marrë ekstazi dhe një tjetër test ka gjetur përdorimin e amfetaminës.

Por vetëm një nga këta të gjashtë ka thyer rregullat strikte të anti-dopingut pasi Federata e Futbollit dënon vetëm provat e marra gjatë një ndeshjeje. Megjithëse sezoni futbollistik zgjat për 10 muaj të vitit, interpretimi i rregullave nga FA vlen vetëm nëse lojtarët analizohen para ose pas ndeshjes.

West Brom midfielder Jake Livermore escaped a ban after testing positive for cocaine

Në testet e tjera, ku përfshihet edhe mëngjesin e ndeshjes në shtëpinë e lojtarëve, quhet si jashtë kompeticionit. Pra nëse një futbollist kapet duke përdorur drogë jashtë kompeticionit, ai nuk dënohet nga FA me pezullimin katërvjeçar. Një nga lojtarët që i ka shpëtuar pezullimit është Jake Livermoore i West Brom, ai u fal pasi e kishte konsumuar gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tij.

Only samples taken at football matches are deemed 'In Competition' by the FA

Show More

Related Articles