Lajme

Ja si nisi sherri për celularin në lokalin me balerina, Plumb kokës 21-vjeçarit

Një plagosje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Edmir Nilaj është 21 vjeçari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe i cili ka marrë një plumb në kokë, por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa është goditur.

ImageEdmir Nilaj

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:35 në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21-vjecari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi. Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina. 21-vjecarit Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21-vjecarin, raporton “Shkodra News“.

Admir Dekovi, autori i dyshuar

ImageAdmir Dekovi

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë. Policia po punon edhe për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Admir Dekovi.

Show More

Related Articles