Lajme

Ja si qanin shqiptarët kur vdiq Enver Hoxha, dëgjoni ç’thonë (Video)

Enver Hoxha, vdiq më 11 prill 1985 duke lënë në vaj gjithë Shqipërinë e atyre viteve.

Në një video të postuar së fundmi, shihen qindra shqiptarë të përlotur teksa nuk mund ta besojnë që prijësi partiak, e për dikë shpirtëror, nuk do të jetojë më.

Disa nga ta thonë se ikja nga jeta e Enver Hoxhës, nuk nënkupton edhe ikje nga zemrat e tyre. Madje, disa prej tyre edhe betoheshin se do t’i qëndrojnë besnikë rrugës së tij dhe partisë.

Adhurimi ndaj diktatorit shqiptar, nuk përfundonte as në kufijtë e shtetit.

Ndiqni më poshtë se ç’thonë shqiptarët e asaj kohe për liderin e partisë komuniste shqiptare.

Hoxha kishte njerëz që e donin edhe në Kosovë, madje disa prej tyre vazhdojnë çdo vit ta kujtojnë 11 prillin si ditën e tyre të zezë.

Video e rrallë: Vdekja "e xhaxhit"; tragjikomedia shqiptare

Posted by Made in Albania on Montag, 4. September 2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm