Showbiz

Ja tatuazhi i Jonida Maliqit për ish-bashkëshortin (Foto)

Pas 17 vitesh bashkë, martesa e Jonida Maliqit me biznesmenin Gent Prizreni mori fund. Këngëtarja, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ka preferuar të heshtë në lidhje me arsyet e ndarjes.

Megjithatë, edhe pas divorcit Jonida vazhdon të mbajë unazën e martesës, të cilën ndryshe nga gjithë të tjerët e ka më të vështirë ta heqë.

Disa vite më parë, pas martesës, Jonida rrëfeu publikisht se si unaza martese ajo dhe Genti zgjodhën të bënin nga një tatuazh. Kështu, secili prej tyre, në gishtin ku duhet të qëndronte rrethi i martesës vendosën të shkruajnë emrat e njëri-tjetrit.

Por siç duket nga fotot e shkrepura së fundi, Jonida e ka ende atë tatuazh, të cilin tashmë përpiqet vazhdimisht ta fshehë nën një unazë të bollshme.

Show More

Related Articles

Check Also

Close