Lajme

Ja “titulli” që i është dhuruar Fildes Hafizit, “Mami më e mirë në botë!”

Dy fëmijët e gjyqtares së ndjerë Fildes Hafizi, të ekzekutuar me armë nga ish-bashkëshorti, kanë treguar në një rrëfim ekskluziv për Ora News me gazetaren Manjola Hasa, lidhjen e fortë që kanë pasur me të ëmën.

Përkundër vështirësive të jetës dhe banesës në të cilën kanë jetuar pas divorcit të prindërve, për ta ajo strehë ku kanë qëndruar me të ëmën për dy vite ka qenë shtëpia e lirisë.

Melissa: Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm.Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle.

Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.
Arlindi mbush 15 vjeç në muajin nëntor, nxënës me rezultate të shkëlqyera që do të ndjekë studimet e larta, i frymëzuar nga nëna e tij.

E quan idhull dhe heroinë, dhe për këtë simbolikisht kanë dhënë tituj vlerësimi për mamin e tyre, gjatë kohës që jetonin të tre.

Arlindi: Ka qenë heroinë që nuk ka fjalë me e përshkru. Ka sakrifikuar çdo gjë për ne përditë.Në kushtet më të vështira që vetëm ne i dimë, sepse ne kemi jetuar atje.

Melissa: Është dashuria ime e parë, është heroinë.

Për babain vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologjike dhe e përshkruan si një njeri me temperament të frikshëm.

Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, me kërcënime të shtuara pasi Fildesi refuzoi rikthimin me ekzekutorin e saj.

Melisa: Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte.Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatinë e tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.

Arlindi: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknik, mbylleshim.
Melissa: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.
Arlindi: Ne shkonim absolutisht çdo fundjavë, edhe kur nuk donim, qanim, nuk donim të shkonim na çonte mami. Sado të vështirë e kishim na fliste mirë./Oranews.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm