Lajme

Jahti me kanabis: Dëshmon italiani, do merrja 50 mijë euro nëse do ta çoja drogën në destinacion

Ka dëshmuar para hetuesve grek italiani i arrestuar dje në Greqi për trafikun e 1.8 tonëve kanabis me një skaf.

Jahti është dhënë me qira nga një mjek italian, dëshmon kapiteni i mjetit lundrues, por që nuk ka paraqitur asnjë dokument për të vërtetuar këtë alibi.

Ai ka pranuar para hetuesve se kishte vetëm rol transportues dhe për ta dërguar drogën në destinacion do të merrte 50 mijë Euro.

Nuk dihet ende nëse ai u ka treguar zyrtarëve të policisë greke se cili ishte destinacioni ku duhej të çonte drogën.

Shtetasi Italian, në të kaluarën rezulton me precedent penal pasi ka qenë i dënuar në Itali për grabitje me armë.

Për shkak të hetimit, identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Për sa i përket shqiptarit të arrestuar për të cilin dyshohet se është i përfshirë në këtë rast trafiku, nuk ka ende ende asnjë informacion.

Dje, në orët e para të mëngjesit, autoritetet portuale greke bllokuan në ishullin Kythira një jaht të vogël me flamur italian në bordin e të cilit kishte 1.8 ton kanabis, e ndarë në 84 pako.

Sipas burimeve nga policia, jahti ishte nisur nga Italia, konkretisht nga Napoli me destinacion Shqipërinë, por nuk dihet se në cilën zonë të bregdetit shqiptar ndaloi jahti, por u ngarkua me drogë në Shqipëri dhe rrej andej, u nis drejt Egjeut ku edhe është pikasur nga autoritetet greke.

Ndërkohë, burime nga policia shqiptare bëjnë se aktualisht po shkëmbehet informacion trepalësh, mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë.

Gjithashtu, sqarojnë se jahti me drogë po mbahej nën vëzhgim nga policitë e tre vendeve pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative.

Hetuesit grekë nuk kanë dhënë detaje se cili ka qenë destinacioni ku do të shkarkohej droga.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm