LajmeTe gjitha

Jepen dënimet për vëllezërit trafikantë, iu gjetën 32 kg kokainë ‘Duce’ dhe mbi 200.000 €

Vëllezërit shqiptarë Qazim e Adi Norja janë dënuar secili me nga 9 vite burg, përkatësisht 33 dhe 31 vjeç, nga gjykata e Como-s në Itali.

Dy vëllezërit, të cilët përfituan ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, në Mars të këtij viti u kapën me 32 kg kokainë dhe më shumë se 200 mijë euro “KESH”.

Kokaina u zbulua në një apartament që përdorej nga vëllezërit, e ndarë në 29 paketime.

Aty efektivët gjetën edhe paratë të ndara në maceta me nga 10 mijë euro.

Në një nga paketimet e drogës, që sipas hetimeve vinte nga Holanda, ishte stampuar mbishkrimi “Duce”.

Vëllezërve iu sekuestrua edhe një makinë që “Opel Astra” të cilën ata e përdornin për trafik.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm