Politike

Jorida Tabaku: Politika fiskale, mësimi që nuk e kuptuan gjoja reformatorët

Të njëjtat pengesa që kanë varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja që janë në nivelin më të ulët historik

E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik.

E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 mln usd në vetëm një muaj!

Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend te propagandës që të mbushë portale e lajme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike. Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!

Ps. Ne pergjigje te deklarates se Ministrit Ahmetaj per vitin e informalitetit!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm