Lajme

Ju kujtohet burri që shtyu gruan para autobusit, ai është milioner (Foto+Video)

Kjo video ka bërë xhiron e botës. Shumëkush ka reaguar i tmerruar nga ajo që ka parë.

Një person, që po vraponte në një prej rrugëve të Londrës, e shtyn një grua pasi mendoi se i kishte zënë hapësirën.

Kjo e fundit bie në korsinë e autobusit, por shpëton falë aftësive të shoferit, që manovron në çast. Mësohet se policia ka arrestuar një 41-vjeçar për këtë ngjarje të rëndë, e cila ka alarmuar britanikët.

Ai vrapon përgjatë kësaj rruge, megjithëse milioneri i quajtur Bellquist, thotë se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në SHBA.

Një dëshmitar tha se në këtë rrugë ka shumë persona që kryejnë vrapin sportiv dhe shpesh janë të pasjellshëm. Por ai shtoi se nuk e kishte menduar kurrë se kjo arrogancë do arrinte deri në këtë pikë.

Kurse shoferi i autobusit tha se ai nuk është hero, pasi thjesht po bënte punën e tij.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm