Lajme

Kandidatët e vettingut, analistët: Nuk e kaluan testin logjik (Video)

Analistët komentojnë procesin e Vettingut dhe shprehin rezerva në përzgjedhjen e anëtarëve të trupës së Reformës në drejtësi

Analistët komentojnë procesin e Vettingut dhe shprehin rezerva në përzgjedhjen e anëtarëve të trupës së Reformës në drejtësi.

Komentet kanë ardhur pas kronikës së “Channel One” për përgjigjet e përfaqësuesve të jurisprudencës.

Pyetjet, për konkurentët nga radhët e akademikëve për në KLGJ dhe KLP që shkaktuan debat, konsiderohen si të drejta për çdo konkurim.

Sipas profesor Ermal Hasimja, përmes tyre tregohet qartë formimi i përgjithshëm i çdo kandidati për çdo pozicion pune.

Ermal Hasimja: “Pyetjet i pashë. Në çdo lloj konkurimi të këtij lloji ka patjetër një kategori pyetjesh që lidhen me horizontin e përgjithshëm që ka secili kandidat. Janë gjëra që lidhen me njohuritë e përgjithshme. Pyetjet duhen bërë, duhet të jenë të llogaritura që të jenë,jo thjeshtë për ata që njohin historinë e Italisë,  por për ata që njohin historinë e drejtësisë. Janë pyetje të vlefshme. Kishte përgjigje që ishin qesharake dhe të pabesueshme”.

Hasimja, në intervistën e dhënë për “Channel One”, shprehet se integriteti personal dhe ai profesional i kandidatëve, është prioritet i pacënueshëm.

Ermal Hasimja: “Faktorin vendimtar shikoj, në radhë të parë, integritetin e personit sepse ky është problemi kryesor që kemi sot në Shqipëri si dhe profesionalizmi”.

Pas transmetimit të kronikës në “Channel One”, opinioni publik reagoi ndaj përgjigjeve që kandidatët për në organet e drejtësisë dhanë, ëprpara komisionit të ngritur për përzgjedhjen e tyre.

Diskutime pati edhe për pyetjet e profesor Përparim Kabos para juristëve që po testoheshin për KLGJ-në dhe KLP-në, por vlen të theksohet se disa nga pyetjet që u bëhen studentëve konkurues në juridik në Oxford dhe Cambridge kanë shumë ngjashmëri me natyrën e pyetjeve të Kabos. Channel One

Më shumë

Artikuj të ngjashëm