Lajme

Kapen me 5 kile kokainë të pastër, ja çfarë i tradhtoi dy shqiptarët (Emrat)

Karabinierët vunë re  se një Ford Focus me targa franceze që kishte ndaluar poshtë një pallati

Sipas mediave italiane operacioni i policisë nisi pranë një kryqëzimi, ku dy policë të skuadrës së lëvizvshme po patrullonin me një makinë civile, në lindje të qytetit.

U sekuestrua mbi pesë kile kokainë super e pastër, me vlerë tregu që i kalon 500 mijë eurot, janë kapur nga policia në kruskotin e një makine në rrugën Alessandria, në Asti të Italisë. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, Rizard Alibaj, 27 vjeç, rezident në Francë, anni, i cili ngiste makinën, dhe Alfons Peraj, 26, ndihmëskuzhinier, banues bashkë me familjen prej më tepër se dhjetë vjetësh në Asti.

Karabinierët vunë re  se një Ford Focus me targa franceze që kishte ndaluar poshtë një pallati. Në timon ishte një i ri i panjohur, ndërsa duke folur me, në trotuar, ishte Peraj, një personazh lëvizjet e të cilit vëzhgoheshin nga policia.

Nuk ka pasur probleme gjyqësore, është diplomuar në një institut hotelier në Piemonte dhe punon në një restorant të zonës. Megjithatë, herë pas here largohet nga qyteti. Gjurmët e tij çojnë në Shkodër, me xhiro turistike midis Malit të Zi, Amsterdamit e Zvicrës. Një tur disi i shtrenjtë për një që punon si ndihmëskuzhinier. Kaq ishte e mjaftueshme për të ngjallur dyshime. Kur policët panë Perajn të hynte në makinën me targa franceze, vendosën të kontrollonin.

I riu në timon kishte pasaportë shqiptare. Tha që vinte nga Franca për t’u takuar me disa bashkatdhetarë. Por kishte diçka të çuditshme në makinë, numri i madh i pemëve aromatike Arbre Magique brenda saj. Një detaj ndoshta pa rëndësi.

Inspektori Marco Primavera, i cili prej 30 vjetësh ndjek shpërndarësit e drogës, e di që shpeshherë pema a parfumosur përdoret për të fshehur një tjetër aromë. Për këtë arsye vendosi të kontrollonte gjithë makinën. Radioja e makinës ishte pak e nxjerrë nga vendi. E hoqi lehtësisht, sa për të futur dorën pas saj e për të gjetur pesë “bukë” kokaine, të fshehur në hapësirën e airbag-ut të pasagjerit, të çmontuar. Alibaj e Peraj përfunduan në pranga dhe sot dalin para gjyqtarit për masën e arrestit.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm