LajmeTe gjitha

Kapen dy ‘skifterët’ shqiptarë në Itali, Fitonin mijëra euro nga vjedhjet

Dy shqiptarë të cilët akuzohen për dhjetëra vjedhje të kryera mes të dhjetorit dhe në fund të shkurtit, kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Në ngarkesë të tyre, Policia e Verbanias, ka gjetur prova të mjaftueshme për ti faturuar të paktën 19 vjedhje (nuk përjashtohen dhe të tjera).

Maringlen Stojani, 33 vjeç dhe Fation Pjetergjokaj, 25­vjeç, banonin në Verbania dhe Gravellona. Ata e njihnin mirë territorin dhe pas ‘goditjeve’ në këto zona, në bashkëpunim me disa ‘kolegë’ e shtrinë aktivitetin e tyre dhe në Milano.

Ata hynin nëpër shtëpi mbrëmjeve vonë dhe vidhnin bizhuteri ari dhe para.

Hetimi nisi në dhjetor 2016, pasi vodhën disa shtëpi në qytetet e Cannock dhe Mergozzo.

Por hetimet vazhduan dhe policia fillimisht ka identifikuar makinën e përdorur nga dy të dyshuarit për të arritur më pas në identifikimin e tyre, dhe më pas arrestimin.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm