Lajme

Kapet jahti me 2 ton drogë, “jaht italian me staf shqiptar”

Autoritetet greke kanë njftuar se kanë sekuestruar rreth 2 ton marijuanë shqiptare në një jaht me flamur që kishte destinacion ishujt e detit Egje.

Jahti u kontrollua në ishullin Kythera, në hyrje të detit Egje, bën me dije roja bregdetare.

Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të drogës të kapura deri tani në shtetin fqinj, Greqi.

Në një deklaratë të bërë nga roja bregdetare thuhet se:

“Jahti ishte nisur nga një port Italian dhe e kishte marrë drogën në Shqipëri, një vend prodhues i madh i marijaunës”.

U arrestuan dy anëtarët e ekuipazhit, një shqiptar dhe një Italian.

Policia nuk i bën të ditur emrat e tyre.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm