Kuriozitete

Kapet karavidhja e tejdukshme (Foto)

Alex Todd, peshkatar me traditë të madhe familjare nga ishulli Chebeague, kapi këtë karavidhe me trup të tejdukshëm gjatë një udhëtimi të peshkimit.

Todd e shpërndau fotografinë e karavidhes interesante, pranë një karavidheje tjetër me trup dhe ngjyrë normale.

Sipas ekspertëve, ngjyra e tillë mund të jetë shkaktuar nga një sëmundje gjenetike që quhet ‘Leucizëm’, që është humbje e pjesshme e pigmentit në lëkurë.

Todd deklaroi se nuk kishte parë kurrë më parë një gjë të tillë, dhe se vendosi ta kthente prapa në ujë atë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm