Sport

Kapiteni i Flamurtarit… Merret vendimi

Timoslav Bushic do të jetë kapiteni i Flamurtarit,deri në rikthimin nga dëmtimi të vlonjatit Franc Veliu.

Mbyllet  një nga diskutimet më të gjata që kanë shoqëruar klubin vlonjat gjatë kësaj vere, lidhur me shiritin e kapitenit, pas largimit drejt Kroacisë të mesfushorit Bruno Telushi, i cili deri vitin e kaluar ka mbajtur shiritin tek Flamurtari.

Diskutimet kanë qënë të shumta gjatë kësaj periudhe lidhur me këtë fakt,ndërsa në ndeshjen e parë të kampionatit që do të luhet në Korcë ndaj skënderbeut,kapiteni i Flamurtarit do të jetë Tomislav Bushic. Kroati është në sezonin e tij të dytë në Vlorë, por shiriti në krahun e tij do të jetë deri në rikthimin  nga dëmtimi të Franc Veliut.

Mbrojtësi vlonjat ka pësuar një dëmtim dhe pritet ët rikthehet pas tre javësh,ndërsa me rikthimin në fushë do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në Vlorë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm