Lajme

Kapja e 100 milionë eurove drogë, zbulohen pamjet e ndjekjes në det (Foto/Video)

 Ndërsa policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me 4.3 tonët e kanabisit të kapur në Itali, që ishin me origjinë shqiptare dhe arrestimin e tre shqiptarëve, me arsyetimin se po ruhet sekreti hetimor, kolegët italianë duket se mendojnë ndryshe.

Me anë të një konference për median, policia italiane dhe Guardia Di Financa ka zbardhur detaje në lidhje me këtë aksion të madh antidrogë, por ka zbuluar edhe fotot e tre shqiptarëve të arrestuar, që ishin duke transportuar drogën me vlerë prej 100 milionë eurosh, shkruan SYRI.net.

Gjatë natës duke u gdhirë dita e djeshme, njësia ajrore e Guardia di Financa kishte vënë re një mjet lundrues. Ata menjëherë kishin parë që jahti ishte duke udhëtuar ngadalë, ndërsa ishte i futur thellë në ujë.

Kjo ishte edhe shenja dalluese që mjeti lundrues ishte i ngarkuar. Menjëherë janë nisur motovedetat nga brigjet pulieze dhe i janë afruar jahtit. Kur tre personat që ndodheshin në të kanë parë se po ndiqeshin, janë mundur që të largohen, shkruan SYRI.net.

Por pas tyre janë vënë anijet italiane, por edhe të rojës ndërkombëtare që patrullon detin në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Triton 2017’. Pas një ndjekje, është bërë e mundur që të bllokohet edhe jahti ku janë gjetur 4.3 ton kanabis me vlerë prej 100 milionë eurosh.

Menjëherë janë arrestuar edhe tre shqiptarët me inicialet M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç, të tre shqiptarë.

Detajet janë dhënë ditën e sotme gjatë një konference për mediat që është mbajtur në Gargano, Bari. Në këtë konferencë janë bërë publike edhe pamjet e aksionit, por edhe të tre shqiptarëve të arrestuar.

Detajet janë dhënë ditën e sotme gjatë një konference për mediat që është mbajtur në Gargano, Bari. Në këtë konferencë janë bërë publike edhe pamjet e aksionit, por edhe të tre shqiptarëve të arrestuar.syri

Më shumë

Artikuj të ngjashëm