Lajme

Katër ekzaminimet që parandalojnë dy lloje tumoresh tek gratë

Katër ekzaminime të cilat janë të domosdoshme për të garantuar një shëndet të mirë të gruas, e mbi të gjitha për të parandaluar sëmundjet që po nuk u kapën në kohë, mund të janë fatale për jetën e tyre janë:

-Ekoja e Gjirit,

-Mamografia,

-Pap-Test,

-Vizita mjekësore tek mjeku specialist.

“Një tumor i kapur në fazat e para, është një tumor që mund të trajtohet dhe të ecë mjaft mirë”, thonë mjekët.

Me Pap-Testin, gjithashtu vajzat dhe gratë mund të parandalojnë kancerin e qafës së mitrës, i cili në vendin tonë ka një shpeshti mjaft të lartë.

Gratë dhe vajzat duhet të kenë parësor shëndetin e tyre.

Këto ekzaminime duhet të kryhen periodikisht dhe nuk duhet të neglizhohen”, – bëjnë me dije mjekët.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm