Opinion

Kë do të shpëtonte më parë ambasadori Lu?

Nga Laureta Petoshati
Dje iu turrëm ambasadorit amerikan Donald Lu pse nuk mbrojti gjyqtaren kur kjo i shkroi letër. Ne nuk kemi asnjë të drejtë ta bëjmë këtë. Sepse ambasadori amerikan ka pasur arsyet e tij dhe përfaqëson tjetër shtet e akoma më shumë tjetër mentalitet. Shumë po flasin mediat se u vra një gjyqtare. E vërtetë që ishte gjyqtare, por nuk u vra nga asnjë palë në gjykim. Është një ngjarje makabre që ka në bazë zemërimin deri në urrejtjen për vdekje. Po përse shkoi deri këtu? Pastaj si ka mundësi që në një vend si yni lihen pa punë shumë vajza e djem që e kanë pasur pasion drejtësinë e që kanë mbaruar shkollat madje dhe jashtë shkëlqyeshëm janë rrugëve, ndërsa e ndjera Fildes i ngriti aq shpejt shkallët e karrierës kur shkollën e filloi aq vonë? Kur i bëri kaq shpejt Fildesi dy universitete dhe në punë dhe nënë me fëmijë? Një sociolog thoshte se fajin e kanë martesat me mblesëri e se burri nuk duhet ta ketë gruan pronë private. Po nëse Fildesi donte shkollën përse nuk e bëri në kohën e duhur, por zgjodhi të martohej me një burrë më të madh se vetja? Nuk mendoj se nuk kundërshtonte dot prindërit pasi janë po ata prindër që po e përkrahnin dhe tani. Pse nuk e themi troç e hapur që Fildesi e ka parë burrin e saj si një bankomat parash, me anë të cilave bëri shkollën e parë për mësuesi, pastaj u rregullua në punë në një kopsht deri drejtoreshë kopshti. Ajo donte më shumë. E vërteta që familjen nuk e shihte si të shenjtë. Më rëndësi ka pasur karriera për të. Një gazetë thoshte se e fitoi bursën për shkollën e lartë juridik. Çfarëdolloj burse të ishte dhe çfarëdolloj universiteti të ishte, ajo që kishte të ardhura familjare nuk e meritonte moralisht sepse shumë djem e vajza të këtij vendi djegin shkollën se nuk ka kush tu paguajë. E vërteta është që Fildesi ka pasur mbështetje ekonomike dhe politike dhe po me anë të këtyre ka zënë dhe atë vend pune. Nëse doni ua them me emra të atyre që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe në Sapienza që duan të vijnë në Shqipëri dhe nuk e zënë dot një vend pune as një jurist në një fshat të humbur jo më në gjykatë. Po Fildesi si arriti deri aty? Ka shumë pikëpyetje që tregojnë se ajo nuk ka qenë aq engjëll dhe njerëz karrieriste me çdo çmim si ajo shkatërrojnë dhe karrierat e njerëzve të ndershëm. Burrin e saj unë as e kam njohur dhe as nuk e njoh. Por ajo që duket është se ai ka investuar për të dhe është ndier i tallur. Përse nuk flet media se sa vajza mender pa brekë në b…, martohen me pasanikë dhe kur këta i nxjerrin nga varfëria dhe injoranca këto i tallin, i bëjnë lolo, i quajnë injorantë. Tallja dhe në shkolla në Amerikë e gjetkë ka sjellë tragjedi, jo më me sedrën e një burri shqiptar. Dhe ai ka qenë i vrarë. Në bibël thuhet mos vrit, por këtu nënkupton jo vetëm fizikisht, por dhe me fjalë e me vepra. Ndoshta a e vrau më parë ish burrin e saj Fildesi? Sa Fildese të tjerë ka Shqipëria? Nëse këto do ti shfrytëzonin burrat e tyre dhe pastaj ti shpëtonin hakmarrjes do të kërkonin ndihmë në ambasadën amerikane kë do të shpëtonte më parë ambasadori Lu?

Show More

Related Articles