KuzhinaTe gjitha

Kek Marbre”(Receta)

Kam perdorur

180 gr gjalp lope ne temp. dhome
230 gr sheqer
3 veze ne temp. dhome
280 gr miell i zakonshem
1 l. caji baking powder
180 gr qumesht + 1,5 l. supe me teper
30 gr kakao pluhur , i situr
sheqer puder per garniture ne fund

Nxeha furrin 160 grade. Ne mixer rrava sheqerin me gjalpin.
Nje e nga nje shtova vezet , duke rrahur vazhdimisht.
Hodha miellin duke e situr mbi tasin e mixerit , te perzjere edhe me b. powder.
Perzjeva me shpatull dore dhe padstaj shtova qumeshtin. E ndava masen ne 2 tasa.

Ne njerin perzjeva kakaon dhe shtova edhe 1`,5 l. supe qumesht te ngrohte.
Lyeva me gjalp nje forme keku dhe e pudrosa me miell.
Me luge ne menyre alternative hodha nga te dyja masat ne formen e kekut. Po te duam sajojme figura duke e shtypur brumin me kakao me majen e nje thike.
E poqa 50-60′. Keku ishte gati , kur e cpova ne qender me majen e thikes , e cila doli krejt e paster.
E lashe 5′ ner forme dhe pastaj e nxorra ne pjate. E pudrosa me sheqer puder .
Et … voilaaa ! Gati per tu shijuar !

Më shumë

Artikuj të ngjashëm