LajmeTe gjitha

I kërkuari për drogë thyen postblloqet e policisë

Policia rrugore e Tiranës dhe njësitë Shqiponja arrestojnë Bukurosh Mujën, 35 vjeç nga Kukësi, i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike.Gjatë të premtes kishte thyer dy postblloqe të policisë rrugore në autostradë dhe në zonën e Bërrylit, kur ishte konstatuar nga shërbimet me shpejtësi tej normave të lejuara.Pas një ndjekje që zgjati rreth një orë policia rrugore, ai u ndalua pranë kryqëzimit të farmacisë 10 në Rrugën “Bardhyl”.Nga verifikimi, blutë zbuluan se me këtë makinë, Muja ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kukës. Po ashtu atij i ishte pezulluar leja e drejtimit dhe lëvizte pa patentë. Ndërkaq mjeti me të cilin ai lëvizte kishte 8 gjoba të komisioneve administrative të papaguara. Për këtë shkak makina u bllokua nga policia ndërsa Muja u arrestua me disa akuza.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm