Kulture

Këtë shkatërrim nuk do ta falë kurrë Historia

Duke u larguar nga drejtësia,të gjitha ligjet e shtetit,të diktuara nga mendje të paditura,dhanë si përfundim shkatërrimin e fuqive shpirtërore kombëtare: besë, nder, burrëri, drejtësi, dashuri, vërtetësi, duke krijuar dy breza të sëmurë mendërisht, shpirtërisht të pashërueshëm, siç e pamë në sjelljen e tyre në atdhe në këta vitet e fundit dhe në botën e jashtme, ku kjo rini la turp: Itali, Greqi, Jugosllavi e gjetkë. Këtë shkatërrin nuk do ta falë kurrë Historia.

Ky shkatërrim erdhi nga bindja pasive nën terrorin 1945-1990.

Bindja pasive është mohim i detyrës. Njeriu që palos ndërgjegjen e tij nën presionin e vullneteve të huaja,injoron më të lartën e të gjithë kënaqësive,që është të punosh në përputhje me prirjet e tua,heq dorë nga sadisfaksioni i detyrës së kryer, vetëm për kënaqësinë që ndjen i drejti që e plotëson atë.

Bindja pasive është domesticitet pa kritikë e pa kontroll,shenjë e nënshtrimi ose shërbëtorie; plotësimi i detyrës implikon njohuri e zotësi,duke e plotësuar më mirë kush e ndjen veten të aftë të imponojë të drejtat e tij.

Isuf Luzaj “Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore”. Faqe 104.”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm