Kulture

Këto janë 10 kështjellat më të bukura në Europë, kalaja e Krujës në vend të dytë

1- Kështjella Bran, Rumani

Ndodhet pranë Branit në Rumani, në Europën juglindore.

Kjo kështjellë madhështore që ngrihet në kufirin mes Vllahisë dhe Transilvanisë, ishte e famshme për personalitetin, kontin Vlad Drakul, që frymëzoi personazhin e Bram Stokerit, Drakula.

2- Kështjella e Krujës, Shqipëri

Me vendndodhje në juglindje të Europës, në qytetin e vogël të Krujës, në lartësinë 557 metra, kjo kështjellë reflekton esencën e guximit me të cilin ajo u ndërtua; pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdhenj të turqve në shekullin 15, kjo kështjellë nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut i rezistoi pushtimit otoman me një guxim të skajshëm.

3- Kështjella e Kotorit në San Giovanni, Mali i Zi

Me vendndodhje në bregun e Adriatikut në Europën juglindore, kjo kështjellë e bukur malore e San Giovannit që sheh shkëmbin më jugor të Kotorit, u ndërtua rreth shekullit 9 dhe ka qenë pjesë e regjimeve të ndryshëm si perandoroia bullgare, republika serbe dhe venedikase, otomanët, francezët, britanikët dhe italianët.

4- Kështjella e Carevetsit, Bullgari

Kështjella e Carevetsit ndodhet në qytetin Veliko Tarnovo të Bullgarisë, në një lartësi prej 206 metra, e cila ishte një prej kështjellave kryesore të Perandorisë Bullgare nga 1185 deri në 1393.

Kështjella ka tre hyrje: hyrjen kryesore në perëndim, hyrjen e dytë e njohur gjithashtu si Porta Asenova në veriperëndim dhe, hyrja e tretë e njohur si Porta Frenkhisarska në jugperëndim e cila ruhej nga kështjella e Balduinit, e cila mori emrin e perandorit të famshëm latin, Balduini i Flandersit.

Në pjesën veriore të kësaj kështjelle, mbi lumin Jantra ekzistonte një dritare ekzekutimesh, prej ku tradhëtarët hidheshin në lumë.

Ndërsa, pjesa qëndrore e kështjellës përbëhet nga pallati mbretëror, dy hyrje betejash dhe dy kulla betejash, i cili përmban Kishën mbretërore, sallën e Fronit dhe dhomat mbretërore. Kështjella tërheq shumë turistë dhe gjatë netëve realizohen shfaqje të mrekullueshme me lazera.

5- Château de Commarque, Francë

Me vendndodhje në rajonin e Dordognes në jugperëndim të Francës, kjo kështjellë qëndron mbi një projeksion shkëmbor në luginën e lumit La Beune.

Ajo u ndërtua në shekullin 12 me kërkesë të abatit të Sarlatit dhe fillimisht kishte një kullë të thjeshtë prej druri, e cila u ngrit për qëllime fetare.

Më vonë, kulla u zëvendësua më vonë nga një kullë guri teksa kështjella u zgjerua më tej për të fortifikuar vendndodhjen e saj. Château De Commarque ka mbijetuar përgjatë kohërave historike të Luftës 100 vjecare dhe luftërave fetare në Francë, një kohë kur katolikët iu kundërvunë protestantëve.

6- Kështjella e Dunluce, Irlandë

Gjendet në Irlandën Veriore.

U ndërtua në skajet e një shkëmbi përgjatë bregdetit të Antrimit verior.

Tani, ndonëse e rrënuar, kjo kështjellë shërbeu si një prej strukturave më të fortifikuara për më shumë se 1000 vite, sipas ekspertëve të hsitorisë.

7- Kështjella e Charleville, Islandë

Kjo kështjellë ka stil gotik dhe ndodhet në Kontenë Offaly në Irlandë.

E projektuar nga arkitekti i famshëm, Francis Johnston dhe ndërtuar nga Charles Uilliam Bury, kështjella e Charleville është një bukuri arkitekturore që ka qenë dëshmitare e fitores mbi pushtimin francez të vendit, tre here, kështjella u ndërtua mes viteve 1798 dhe 1810 dhe është një dëshmi e aftësive ndërtuese të irlandezëve.

8- Kështjella e Edinburgut, Skoci

E ndërtuar mbi një vullkan të shuar në shekullin 9, kjo kështjellë u ka rezistuar luftërave të panumërta, revolucioneve dhe konflikteve.

Kështjella ka qemerë, një labirint me tunele nëntokësorë, dhe biruca ku mbaheshin të burgosurit e luftës. Labirinti nëntokësor i tuneleve lidhet me 120 dhoma që dhe e gjithë zona njihet si Sheshi i Kurorës dhe në vitet 1600, Kështjella e Edinburgut shërbeu si një bazë e fortë ushtarake dhe duke patur parasysh historinë e saj me luftëra mes anglezëve dhe skocezëve dhe e ruan ende rëndësinë ushtarake.

9- Kështjella Predjama, Slloveni

Me vendndodhje në pjesën jugore të Europës Qendrore, Kështjella Predjama e Sllovenisë është një kështjellë e papenetrueshme 700 – vjecare, në një shkëmb 123 metra, përmban lagje të banuar, një kishë dhe një birucë.

10- Kështjella e Chillinghamit, Angli

Kështjella e Chillinghamit në Northumberland të Anglisë u ndërtua rreth shekullit 12 si manastir.

Kjo kështjellë ka qenë shtëpia e Mbretit Eduardi I i cili luftoi gjeneralin e famshëm të ushtrisë skoceze, Uilliam Uallace në vitin 1298.

Dracula’s Bran Castle viewed from left

Kruja Castle
Predjamski grad in winter, Slovenia

Më shumë

Artikuj të ngjashëm