Kuriozitete

Kim Jong Un’it, Teston raketën më të madhe që nga viti 1945

Kim Jong Un’it nuk po i bëjnë aspak përshtypje kërcënimet e sugjerimet që vijnë nga Amerika dhe Evropa. Ai nuk po ndalet së testuari raketa të reja.

Së fundmi është konfirmuar lansimi në testim i një rakete që nuk është parë që nga vitet e 50’ta. Raketa me hidrogjen e lëshuar tash, është më e madhja që nga viti 1945.

Si pasojë e lëshimit të kësaj rakete disa pjesë të Koresë Veriore janë dridhur fuqishëm.

Fuqia e raketës ka shkaktuar tërmet hiç më të voglë se 6.3 shkallë të riterit në verilindje të shtetit diktatorial të Kim Jong Un’it.

Diktatori Kim ka potencuar se kjo bombë e hidrogjenit është më e fuqishme se bomba atomike, duke kërcënuar kështu ata që po i kërkojnë të mos bëjë teste të tilla,

Koreja Veriore ka kryer teste edhe ditë më parë, të cilat u kritikuar ashpër.

Ky, ndërkaq, është testi i gjashtë, për çka Amerika kishte kërcënuar edhe me luftë Korenë e Kim’it, mirëpo për këtë Rusia i kishte ‘ngritur gishtin’ Amerikës.

Në vitet e fundit është acaruar ndjeshëm marrëdhënia e Amerikës me Korenë Veriore, e madje ka shkuar deri aty sa lufta është parë në horizont

Më shumë

Artikuj të ngjashëm