Lajme

Kjo grua tenton të sulmojë sigurimin,qellohet prej tij (Video)

Një video e shfaqur në YouTube tregon momentin kur një roje të sigurisë grushton një grua, pasi ajo përpiqet ta godas atë. Incidenti ndodhi jashtë një bari në Liverpul, Angli.

Video e publikuar në YouTube shfaq një grua me taka të larta dhe të veshur me fustan, teksa i afrohet sigurimit të lokalit, dhe e zemëruar tenton ta sulmojë. Por, ajo që merr, është një grusht në fytyrë. Gruaja humb ekuilibrin, por nuk bie në tokë, përcjellë gazetametro.net.

Interesant është fakti, se komentuesit në rrjetet sociale, kanë shkruar komente në përkrahje të sigurimit, duke thënë se ai veproi në vetëmbrojtje.

Por, ka pasur edhe nga ata që kanë komentuar duke thënë se pavarësisht faktit se ajo ka sulmuar, është e papranueshme të goditet një grua.

https://youtu.be/otkts8Lx3G4

Më shumë

Artikuj të ngjashëm