Sport

Klubet angleze çmenden pas yllit të Monacos (Video)

Chelsea i është bashkuar garës për blerjen e futbollistit francez të Monacos, Benjamin Mendy.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Antonio Conte dëshiron ta sjellë anësorin në Stamford Bridge, dhe për këtë ai është i gatshëm të shpenzojë 30.5 milionë euro.

Veç Chelseat, më herët, interesim për anësorin e talentuar kishte shprehur edhe skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United, pas problemeve në krahun e majtë të mbrojtjes me anglezin Luke Shaw.

Mendy është pjesë e grupit të lojtarëve që kanë shkëlqyer për Monacon, duke kryesuar garën në Ligue 1 dhe duke eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.

Chelsea i Contes po përgatitet për pjesëmarrje në ‘Champions’ stinorin tjetër, pasi këtë vit, skuadra nga Londra ka treguar paraqitje fantastike në Premierligën angleze

Më shumë

Artikuj të ngjashëm