Sport

Klubi nga Serie A: E duam Ajetin (Foto)

Arlind Ajeti pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A

Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti, ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit.

Anëtari i Torinos, kërkohet nga skuadra e Crotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.

“Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson”, ka deklaruar presindeti i Crotones, Raffaele Vrenna.

Ajeti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2019, por pritet të logohet gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm