PolitikeTe gjitha

Koço Kokëdhima fton qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit

Kokëdhima, thotë se ato ishin zgjedhje të molepsura...

Koço Kokëdhima krijoi partinë e tij “Zgjidhja”, ndërsa sot në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 bëri një thirrje të fortë për gjithë shqiptarët, teksa komentonte zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, zgjedhjet u vodhën dhe u blenë dhe për këtë janë përgjegjëse të dyja forcat politike, PS-ja dhe PD-ja.

“Rama dhe PD duhet t’i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për gjithë këto krime elektorale që kanë kryer në këtë vend. Kulturën e vjedhjes së votës e nisi Saliu por Rama e sofistikoi, ia kaloi edhe Saliut.

Sistemi zgjedhor nuk mund të reformohet nga Rama, ai e ka bërë këtë bashkë me Berishën.

Kjo situatë zgjidhet nga presioni i popullit, ndërgjegjësimi i tij. Po ftoj popullin t’i dali për zot vendit të tij, jetës së tij”,- tha Kokëdhima.

I pyetur nëse po bënte thirrje për luftë, Kokëdhima sqaroi prerë: “Kur popullin e rrezikojnë është në të drejtën e tij të zgjedhë çdo rrugë që të shpëtojë nga kjo situatë”.

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, tregoi ndër të tjera se përse nuk u regjistrua për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Teksa komenton procesin e 25 qershorit, Koço Kokëdhima, thotë se ato ishin zgjedhje të molepsura.

Ai thekson se zgjidhja do të marrë pjesë në zgjedhje të lira e të ndershme, dhe synon t’i fitojë ato.

“Zgjidhja është një parti shumë e re, e krijuar në pranverë të këtij viti, dhe nuk kishte asnjë hapësirë dhe asnjë kusht Shqipëria për zgjedhje të lira e të ndershme në 25 qershor. Ato ishin zgjedhje të molepsuara si të 1996 , apo zgjedhje të tjera në Shqipërinë, por vetëm se ishin në forma të modernizuara, dhe të molepsura. Në duan të reformojmë zgjedhjet, dhe të hyjmë në zgjedhje të ndershme e të lira. ‘Zgjidhja’ ka 20 mijë anëtarë. Ne kemi një sistem korrekt dhe modern menaxhimi të partisë.

Zgjidhja nuk do shkojë në zgjedhje si parti e re, por me pretendime për të fituar zgjedhjet dhe për të krijuar një rrugë të re në politikën e Shqipërisë. Zgjidhja nuk është një parti që do t’i shërbejë kryetarit të saj. Nuk do jetë partia ime personale, as e familjes apo fisit tim, as e miqve apo klanit tim, por do jetë e qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh Koço Kokëdhima.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm