Politike

Kodheli mban fjalimin e fundit si ministre

FJALA E PLOTË E MIMI KODHELIT

Në keto katër vite jam pëpjekur për të kthyer në normalitet FA.  E nisëm këtë rrugëtim me general Bazon por dhe shumë ushtarakë të tjerë. Na u desh një  paketë e qartë reformash për të shpëtuar këtë strukturë.

4 vite më parë në këtë strukturë nuk vlete karriera, por edhe vështrimi i ministrit ishte thuajse më i mjaftueshme për të patur një karrierë sa më të shkëlqyer, një situatë financiare e goditur rëndë nga borxhi i akumuluar ndër vite, kishte bazë ligjore të vitit 2003, ndërsa vendi kishte kohë që kishte hyrë në Nato. Ju përpiqeshit ti mbijetonit e shërbenit vendit.

Përgjigjet e dielmave të mia i gjeta mes jush, zgjedhjet i gjeta mes jush, ushatarakëve të FA. Kjo përpjekje 4-vjecare pati rrugës edhe pengesa të qëllimshme, për mbi 10 muaj u lanë pa shef shtabin. Falenderoj kryeministrin Rama e Presidentin Ilir Meta për dekretimin e Kollcakut. Kjo është hera e fundit që marr pjesë në një aktivitet kaq të zgjeruar si ministre.

Në këto vite kam përjetuar një eksperiencë unikale, kam njohur njerëz nga të cilët kam mësuar shumë. Kam parë edhe shembuj të këqinj, shërojini ato pak plagë që keni, kundërshari juaj nuk është në llogoren përballë. Dua të falënderoj shumë njerëz. Faleminderit të gjithëve ju që në ministrin e  Mbrojtjes bëtë të mundur të kemi sot një realitet ndryshe nga ai i mëparshmi. Treguam këto kohë se mund të merrnim pjesë në cdo mision dhe stërvitje të alenacës në tokë, det e në ajër në Afganistan, Mali, Kosovë, detin Egje, kudo ku kemi shkruar ju  a keni nderuar.

E kam të vështirë të ndahem prej jush. Dua tju uroj të gjithëve suksese, do ta keni gjithnjë mbështetjen time, punë të mbarë dhe Zoti ju ruajt.

Show More

Related Articles