Politike

Kokëdhima: Shqipëria në flakë, “timonieri” në plazh!

Shqipëria në flakë, “timonieri” në plazh!

Vetëm dje janë shënuar 14 vatra të reja zjarri. Katër familje në Ulëz të Matit kanë luftuar për të shpëtuar banesat e tyre nga shkrumbimi. Qeveria e tutkunëve është pothuajse inekzistente dhe reagimi i saj mjeran është i frikshëm.

Zjarret u janë afruar banesave dhe një fëmijë është raportuar i asfiksuar nga tymi. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga shteti, por siç thanë vetë ata, asnjë strukturë nuk u është përgjigjur dhe nuk u ka ardhur në ndihmë. Kryeministri duket i patrazuar dhe vazhdon pushimet sikur nuk po ndodh asgjë. “Timonierit” po i digjet “anija”. I ka mbetur “timoni” në dorë. 
ZGJIDHJA kërkon veprimin e strukturave të shtetit. Zjarret nuk mund të shuhen me kova uji nga qytetarët e tmerruar! Pyjet po shkatërrohen nga flakët në të katër anët e vendit, ndërkohë që po rrezikohen banesat dhe jetët e qytetarëve.
ZGJIDHJA denoncon qeverinë për gjendjen e krijuar. Kryeministri duhet të lërë show-n në Facebook dhe të marrë përgjegjësi e të përgjigjet për situatën dramatike. 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm