Lajme

Korçë: Plagosën me mjete të mprehta 54 – vjeçarin, në kërkim 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.

Një person është sulmuar dhe plagosur nga 3 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R. D., rreth 54 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.

Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Show More

Related Articles