Sport

Kosova me dy mysafirë special për ndeshjen ndaj Kroacisë (Foto)

Kosova ka filluar të ftojë mysafirët për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Kroacisë

Dy legjendat e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku dhe Kujtim Shala janë ftuar si mysafirë për ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kozniku, ku ka publikuar ftesat në Facebook.

“Çfarë tandemi Shala&Kozniku”, shkruan Ardian Kozniku.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 2 shtator në Zagreb.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm