Sport

Kristian Panuçi merr vendimin e rëndë për Xhakën

Duket se marrëdhënia në mes të një prej futbollistëve kryesore të Kombëtares Kuq e Zi, si dhe trajnerit të ri të ekipit nuk do të jetë ideale dhe madje mund të ketë pasoja në karrierën ndërkombëtare të mesfushorit.

Kristian Panuçi, tajneri i ri  i Përfaqësueses së Shqipërisë, në karrierën e tij, është njohur për karakterin e tij të veçantë dhe të skalitur mes kampionëve dhe trajnerëve që kanë punuar me ‘dorë të hekurt’. Kështu, nuk mund të durojë sjelljet e pahijshme dhe mungesën e respektit.

Burime të sigurta pranë “Sport Ekspres” bëjnë me dije se, për ndeshjen e radhës, ndaj Maqedonisë, Taulant Xhaka nuk do të ftohet, por rrezikon madje që të mbyllë vitin jashtë kombëtares, pra eliminatoret e Botërorit 2018.

Kristian Panuçi kishte pyetur më parë edhe Xhani de Biazin në lidhje me Taulant Xhakën dhe atë që kishte ndodhur mes tyre, duke marrë përgjigjen që tashmë dimë të gjithë. E ndërsa takoi edhe Burim Kukelin, në Zvicër, Panuçi kishte misionin “Xhaka”. Donte të kuptonte qëllimet e tij dhe se çfarë kishte ndër mend të bënte. Por, takimi nuk shkoi si duhej – Panuçi u irritua jashtë mase duke e pritur dhe, madje, kërkoi që më pas të largoheshin drejt hotelit, duke mos preferuar më që t’i dërgonte as edhe një mesazh.

Prandaj, raportohet se Panuçi ka marrë vendim që Xhaka s’do të grumbullohet, të paktën për ndeshjet në vijim. E sigurt që ndaj Maqedonisë nuk vjen, por rrezikon edhe Spanjën, Italinë dhe Lihtenshtajnin. Ka vetëm diçka që mund të ndërrojë “letrat në tavolinë”: një telefonatë mes lojtarit dhe trajnerit. Dhe, ai që duhet të telefonojë është vetë Xhaka, që ende s’dihet çfarë e ka shtyrë të refuzojë takimin me trajnerin e Shqipërisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm