Politike

Kryemadhi: Riorganizimi ynë do të nisë me gratë dhe vajzat, që do të jenë bërthama

Riorganizimi ynë do të nisë me gratë dhe vajzat, që do të jenë bërthama, jo vetëm e LGI-së, por edhe pikënisje për analizimin dhe trajtimin e çdo problematike në grupin parlamentar dhe më tej.

Çdo emancipim, aksion apo reformë duhet ta nisim nga vetja dhe për këtë nismat tona do të jenë vendimtare për rivendosjen e integritetit të gruas në familje dhe në shoqëri. Kjo nuk bëhet as në një ditë dhe as në një muaj.

Por çdo angazhim i yni do të jetë një gur i qëndrueshem në themelin e respektit të figurës së gruas shqiptare. Javën e ardhshme ne do të mbledhim KDK-në për të konkretizuar aksionin tonë politik në këtë drejtim.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm