Kulture

Kryeministri Rama shpall “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”

Nga muaji nëntor i këtij viti, deri në nëntorin të 2018 -ës, pra plot një viti, qeveria “Rama II” do ta konsiderojë “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Do të kremtohen në mënyrë specifike katër data historike që e përshkojnë këtë.

Kryeministri Rama e ka bërë public lajmin përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke shpjeguar se “Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Statusi i kryeministrit:

“VITI MBARËKOMBËTAR I SKËNDERBEUT

Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.

Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur”.

Show More

Related Articles