Sport

Kukësi bëhet me trajner të ri, ja kush është

Duket se skuadra e Kukësit e ka vendosur trajnerin e ri, pas largimit të Ernest Gjokës. Bëhet fjalë për trajnerin e përfolur ditët e fundit, atë të Luftëtarit të Gjirokastrës.

Kandidatë për të drejtuar Kukësin ishin disa trajnerë, por duket se drejtuesit kanë zgjedhur serbin Milinkoviç për ta drejtuar për sezonin e ri.

Prezantimi i tij në krye të skuadrës së Kukësit do të bëhet paraditen e sotme në orën 11:00 në zyrat e klubit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm